Lajme

Kurti pret në një takim komisioneren për zgjerim të BE-së, Marta Kos

05/15/2026 10:48
nga:Sh R

Komisionerja për Zgjerim e BE-së, Marta Kos, ka përfunduar takimin me U.D. Presidenten Albulena Haxhiu.

Menjëherë, zyrtarja e lartë e BE-së u nis për takim me kreun në detyrë të ekzekutivit, Albin Kurti.

Para objektit të Qeverisë, Kos u prit miqësisht nga Kurti.

Pas takimit, pritet të mbahet një konferencë për media mes dyve.