Lajme

Kurti: Ftoj qytetarët që kanë informacione për të zhdukurit ta bëjnë të ditur, e të flasin

08/30/2022 11:11
nga:Genita C

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, deklaroi se bashkë me presidenten Osmani dhe me familjarët e të pagjeturve e të zhdukurve me dhunë nga lufta në Kosovë, me kolegë institucional dhe partnerë e miq ndërkombëtarë nga përfaqësuesit diplomatike kanë bërë homazhe tek të zhdukurit me dhunë.

“Si institucione kemi përgjegjësi të bëjmë gjithçka që mundemi dhe dimë që sa më parë të zbardhet fati i atyre 1 mijë e 600 të pagjeturve dhe bashkë më ndërkombëtarë të bëjmë trysni që në Beograd të hapen arkivat dhe të dihet fati i më të dashurve tanë. Dhe Prokuroria tek ne duhet të jetë shumë më aktive e gjyqësori shumë më efikas, pasi deri tek e vërteta arrihet edhe përmes gjyqësisë, duke kërkuar drejtësi për ata që i vranë, i varrosën e zhvarrosën e i dërguan në Serbi.

950 shqiptarë janë zhvarrosur nga Batajnica, Rudnica e të tjera, këto janë ato varrezat e mëdha prej ku u zhvarrosën njerëzit, e me siguri që ka edhe të tjera”,tha Kurti.

Ai theksoi se në mesin e 1617 të zhdukur me dhunë ka edhe që nuk janë shqiptarë, por ne jemi për zbardhjen e fatit të të gjithëve pa dallim etnie.

“ I ftoj qytetarët të cilët dinë apo kanë informacion që ta bëjnë të ditur, besoj se përpos hapjes së arkivave duhet të flasin se çka dinë, ata në Serbi dhe jo vetëm për të gjitha informacionet që mund ti kenë”,tha ai.

Në Ditën Ndërkombëtare të të Zhdukurve, Osmani: Serbia të përgjigjet për krimet dhe të tregojë vendnodhjen e tyre