Lajme

Kryeziu: Nëse Kurti do të zgjedhë një kryeprokuror që shtyen përpara politikat, duhet ta ndryshojë Kushtetutën

05/16/2023 21:31
nga:Genita C

Ish-gjykatësi i Gjykatës Kushtetuese, Kadri Kryeziu, ka komentuar deklaratat e Kryeministrit Albin Kurti mbi çështjen e kryeprokurorit të shtetit.

Kryeziu ka thënë se nëse Kurti do të zgjedhë një kryeprokuror që shtyen përpara politikat, i njëjti duhet ta ndryshojë Kushtetutën dhe jo vetëm.

“Nëse ai (Kurti) dëshiron në këtë mënyrë ta zgjedhë një kryeprokuror, i cili ai mendon se i favorizon apo i con përpara politikat e saj, duhet të ndryshojmë Kushtetutën edhe ligjin e Prokurorisë…ashtu duhet ta ndryshojë edhe kompozicionin e Këshillit Prokurorial të Republikës së Kosovës si institucion i pavarur kushtetues”, ka deklaruar ai në Dukagjin.