Lajme

Kosova e Serbia lëshojnë ‘pe’ të dyja ngapak: GazetaBlic sjell detaje nga takimet Escobar- Lajçak në Kosovë

08/24/2022 20:59
nga:Genita C

Zbarkimi i emisarëve të SHBA-ve dhe të BE në Kosovë, Gabriel Escobar e Miroslav Lajçak, në dy ditët e kaluara ka mundur lehtësishtë të ‘prodhoi’ një marrëveshje ndërmjet Kosovës dhe Serbisë për çështjen e targave dhe dokumenteve për hyrje dalje në kufijt e Kosovës,  për serbët që hyjnë e dalin në territorin tonë, raporton Gazeta Blic.

Burime të Gazetës nga takimet që kanë pasur Escobar e Lajçak me liderët e shtetit dhe opozitës kanë rrëfyer se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka ‘lëshuar’ pe, dhe se tashmë zgjidhja po thuajse veç ekziston për 1 shtatorin.

Këto burime kanë rrëfyer se as SHBA dhe as BE nuk kanë kërkuar nga kryeministri Kurti shtyerjen e vendimit për targat serbe dhe dokumentet për hyrje dalje

“Nuk është kërkesë e parë e tyne. Është veç alternativë, nëse s’ka marreveshje, por zor me e shty”, ka thënë një burim i sigurt i GazetaBlic.

Sipas këtyre burimeve janë dy opsione për targat serbe.

“Ose vendimi i Qeverisë së Kosovës nis së zbatuarit ose në të kundërtën Serbia do të heqë dorë nga mosnjohja e targave RKS dhe të letërnjoftimeve” ka vazhduar burimi për GazetaBlic.

Mesazhet e Escobar dhe Lajçak, analisti politik: Besoj që do të gjendet një zgjidhje për t’i evituar trazirat e mundshme më 1 shtator

Krejt çka u tha deri më tani: Escobar dhe Lajçak presin propozim konkret për targat dhe dokumentet serbe