Lajme

“Kundër zullumit” të Kurtit- Serbet protestojnë nesër në Veri, Lista Serbe proteston nëpër institucione

11/22/2022 13:52
nga:N M

Qeveria e Kosovës tashmë zyrtarisht ka shtyrë afatin për 48 orë për targat ilegale serbe, pas kërkesës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, raporton Gazeta Blic.

Krejt kjo situatë ka ardhur pasi që dje gjatë ditës në Bruksel palët,  Kosova dhe Serbia nuk arritën ndonjë marrëveshje për çështjen e targave.

Për të diskutuar “hapat më tutje”, Lista Serbe ka takuar presidentin serb Aleksandër Vuçiq e ku kryetar i LS-së, Goran Rakiq paralajmëroi protestë të këtij subjekti politike nëpër institucionet e Kosovës.

Por krahas kësaj protestë, nesër të orën 15:00 është paralajmëruar edhe një protestë tjetër në Veriun e vendit, por kësaj radhe nga gratë dhe nënat në atë pjesë.

“Nesër në ora 15:00 në Veri të Mitrovicës protestë e të gjitha grave, nënave serbe për zullumin qe po ua bënë Kurti nënave dhe fëmijëve serbe”, ka thënë një burim i gazetës nga ajo pjesë e Kosovës.

Takimi me Vuçiqin, Rakiq: Serbët nuk mund ta tolerojnë diskriminimin, do të protestojmë për të drejtat e tyre

Haradinaj rendit ‘dështimet’ e kryeministrit: Fajtori i vetëm për këtë gjendje të krijuar e ka vetëm një emër, Albin Kurti

Agim Veliu për Gazeta Blic: Kurti t`i dëgjoj amerikanët, mos të bëjë veprime jo burrërore