Lajme

Kërkohet paraburgim për drejtorin e “VisaMetric”

05/24/2023 10:23
nga:N M

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka kërkuar paraburgim për drejtorin e kompanisë “VisaMetric” i cili është arrestuar dhe ndaluar dje për 48 orë.

Bëhet fjalë për Serdal Ozdemir, drejtor i kësaj kompanie i cili u ndalua dje për vepren penale “Mosekzekutimi i vendimeve gjyqësore”.

Lajmin për Paparaci e ka konfirmuar zëdhënësja e Prokurorisë, Laureta Ulaj.

“Ju njoftojmë se Prokurorja e Shtetit, pranë Gjykatës kompetente ka paraqitur kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit, për veprën penale “Mosekzekutimi i vendimeve gjyqësore”, sipas KPRK-së”, tha Ulaj.

Vlen të theksohet se ndaj VisaMetric është ushtruar padi në emër të interesit publik, që paratë e shpenzuara të qytetarëve për këtë shërbim t’iu kthehen atyre.

Zyrtari i njohur jep dorëheqje nga Kryesia e LDK-së, akuzon kryetarin Abdixhiku