Cristiano Ronaldo po refuzon të luajë me fanellën e Al Nassr për shkak të zhvillimeve të fundit.
Sulmuesi portugez nuk luajti në ndeshjen e fundit dhe nuk po paraqitet as në stërvitje, shkruan GazetaBlic Sport.
Një gjë interesante ka ndodhur tashmë atje, ku njerëzit e kanë shpallur të zhdukur dhe në kërkim, duke publikuar edhe foton e tij në rrugët e Arabisë Saudite.
Në njoftim është shkruar një tekst ironizues: “O njerëz të mirë, ky portugez është i zhdukur. Ai po kalon një gjendje të rëndë me emocione dhe lot të tepruar dhe familja e tij po e kërkon. Kush e gjen, le të kontaktojë në këtë numër.”
/GazetaBlic Sport/

