Lajme

Enver Hoxhaj mban fjalim në Kongres Amerikan, kërkon anëtarësimin e Kosovës në NATO

02/04/2026 18:07
nga:Genita C

Ish-ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka mbajtur një fjalim në Kongres Amerika në Washington D.C., ku ka kërkuar anëtarësimin e Kosovës në NATO, duke theksuar rëndësinë strategjike të Ballkanit për sigurinë evropiane.

Përmes një postimi në Facebook, Hoxhaj ka ndarë fotografi nga pjesëmarrja e tij në Kongresin Amerikan, ku ka deklaruar:

“Në fjalën time në Capitol Hill kërkova që Kosova të anëtarësohet në NATO. Siguria e Ballkanit është sot çështje kyçe e sigurisë evropiane.”, ka shkruar Hoxhaj në Facebook.

Hoxhaj ka theksuar se stabiliteti i Ballkanit Perëndimor nuk është më vetëm një çështje rajonale, por një komponent thelbësor i arkitekturës së sigurisë në Evropë, veçanërisht në kontekstin e zhvillimeve të reja gjeopolitike.