Sporti

Alexis Sanchez ka arritur në Francë për të përfunduar transferimin e tij

08/09/2022 20:27
nga:Mergim Rreci

Pas përfundimit të kontratës me Interin me pëlqim reciprok, Alexis Sanchez ka arritur në Francë, atje ku do të vazhdojë karrierën tek Marseille.

Raportohet të jetë një kontratë njëvjeçare me opsion për t’u zgjatur deri në qershor 2024, përcjell GazetaBlic Sport.

Kjo duhet të vlejë rreth 2.5 milionë euro në sezon, një ulje masive e pagës nga 7 milionë euro paga që Interi kishte trashëguar nga marrëveshja e tij me Manchester United.

/GazetaBlic Sport/