Sporti

Ballkani fiton me përmbysje ndaj Lirisë, lëndohet Kryeziu

10/20/2023 14:53
nga:Mergim Rreci

Ballkani ka triumfuar në ndeshjen e sotme ndaj Lirisë.

Kampioni i Kosovës e mposhti me përmbysje skuadrën nga Prizreni, me rezultatin 4 me 1, shkruan GazetaBlic Sport.

Zenunaj shënoi në minutën e 15-të për 0 me 1, me rezultat të cilin përfundoi edhe pjesa e parë.

Megjithatë, Ballkani në pjesën e dytë tregoi një ‘fytyrë’ tjetër, duke shënuar katër gola.

Berisha, Dellova, dhe Kryeziu dy herë shënuan golat e fitores për skuadrën e drejtuar nga Ilir Daja.

Duhet cekur që Almir Kryeziu pësoi poashtu një lëndim të rëndë, atje ku u detyrua të zëvendësohet.

/GazetaBlic Sport/