Sporti

Asnjë fitore e asnjë barazim në histori ndaj Anglisë, Shqipëria në ‘Wembley’ për ta thyer rekordin negativ

1 ditë më parë
nga:Mergim Rreci

Shqipëria do të nisë rrugëtimin e saj në kualifikueset e Kupës së Botës ndaj Anglisë. Përballje kjo që do të luhet në orën 20:45.

Një takim ku vështirësia është shumë e madhe, por kuqezinjtë janë mjaft optimist për marrjen e një rezultati pozitiv. Dëshira është e madhe, por historia ka treguar se ndaj “Tre Luanëve”, Shqipëria ka bilanc 100% negativ.

Në 6 duelet direkte mes tyre të zhvilluara ndër vite të gjitha për kualifikueset e Kupës së Botës, kuqezinjtë nuk kanë marrë dot asnjë barazim. Të 6 takimet janë fituar nga anglezët, madje edhe me rezultat të thellë.

19 gola na kanë shënuar në portën tonë, ndërsa ne kemi mundur të gjejmë vetëm 1 herë rrugën e rrjetës ndaj tyre. 2 herë anglezët kanë fituar përballë nesh me rezultat 5-0, ndërsa 3 herë të tjera kanë triumfuar me rezultati 2-0 dhe vetëm një sfidë ka përfunduar 3-1.