Deputeti shqiptar në parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi thotë se trajtimi i njëjtë i pakicave nacionale, duhet të jetë në rend të parë të marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë.
Në një prononcim për GazetaBlic, Kamberi tha se përderisa ka diskriminim të vazhdueshëm ndaj shqiptarëve të Luginës, atëherë do të ketë edhe tensione mes dy shteteve.
“Simetria dhe trajtimi i njëjtë i pakicave nacionalë duhet të jetë njëri nga parimet e domosdoshme të marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë”, tha Kamberi.
“Diskriminimi i shqiptarëve në Luginë të Preshevës do të jetë burim i vazhdueshëm i nxitjes së tensioneve mes dy shteteve, prandaj, është e domosdoshme që kjo çështje të jetë në agjendën e marrveshjes”, shtoi Kamberi për GazetaBlic.


