Lajme

Aksidenti tragjik, Sveçla bën thirrje për vozitje të kujdesshme

10/06/2024 13:35
nga:G C

Mbrëmë pas mesnatës, një aksident tragjik në Liqenin e Badovcit rezultoi me vdekjen e tre të rinjve, dy prej të cilëve janë identifikuar, raporton GazetaBlic.

Pas ngjarjes, Policia e Kosovës, me ndihmën e Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe zjarrëfikësve, intervenuan menjëherë për të nxjerrë automjetin nga uji dhe trupat e viktimave.

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, shprehu ngushëllimet më të sinqerta për familjet e viktimave dhe theksoi se ekipi i ekspertëve është duke kryer hetime për të zbuluar shkakun e aksidentit. Në këtë moment të vështirë, ai u shpreh se institucioni është në krah të familjeve të prekuara.

Sveçla apeloi për kujdes në vozitje dhe u bëri thirrje qytetarëve që të tregojnë përgjegjshmëri në rrugë, në mënyrë që të shmangen aksidente të tjera tragjike.

“Le të jemi të gjithë të vetëdijshëm për rëndësinë e sigurisë në vozitje,” u shpreh ai.