Sporti

2 korriku U19 mposhtet thellë nga Dynamo Kyiv në UEFA Youth League

11/27/2024 14:55
nga:Mergim Rreci

2 Korriku U19 është mposhtur thellë në ndeshjen e parë të raundit të tretë të “UEFA Youth League”.

Skuadra kosovare pësoi humbje me rezultat 5 me 0 ndaj Dynamo Kyiv, shkruan GazetaBlic Sport.

Dy gola në pjesën e parë dhe të tre të tjerë në pjesën e dytë, mjaftuan që skuadra ukrainase të sigurojë epërsi të konsiderueshme.

Ndeshja e kthimit zhvillohet më 11 dhjetor, atje ku 2 Korriku synon përmbysjen e rezultatit, pavarësisht se do ta ketë shumë të vështirë.

/GazetaBlic Sport/