Lajme

Kjo rrugë e Prishtinës do mbyllet për disa javë për arsye të dekorimit të qytetit

11/26/2022 08:14
nga:Y I

Duke filluar nga sot e deri më 8 janar, rruga “Xhorxh Bush”, do të jetë e bllokuar për qarkullim.

Sipas njoftimit të komunës, kjo po bëhet meqë do të fillojnë përgatitjet për dekorimin e qytetit.

“Komuna e Prishtinës po fillon përgatitjet për dekorimin e qytetit, andaj ju njoftojmë se rruga “Xhorxh Bush”, duke filluar nga udhëkryqi i “Bill Klinton” deri në udhëkryqin e rrugës “Garibaldi”, do të jetë e mbyllur ? nga data 26 nëntor 2022 (duke filluar nga ora ?05:00) deri më 8 janar 2023”, thuhet në njoftim.