Lajme

Kjo raportohet të jetë arsyeja e vrasjes së 11 personave në Cetinë

08/12/2022 19:33
nga:Genita C

Sot Mali i Zi dhe i gjithë rajoni është tronditur nga një vrasje në Cetinë.

Tragjedi në Cetinje: Vrau gjithë familjen dhe pastaj doli në rrugë duke vrarë kalimtarët

Informatat e para tregojnë se një 34-vjeçar ka hapur zjarr dhe ka vrarë disa persona, duke përfshirë edhe policë, para se këta të fundit ta eliminojnë dorasin.

Tragjedia raportohet se filloi nga një konflikt në familje, ndërsa vrasësi, i identifikuar si 34-vjeçar doli në rrugë dhe qëlloi këdo që i doli përpara, duke mos kursyer as fëmijët.

Dalin fotografitë e para rreth tragjedisë në Mal të zi: Raportohet për 10 të vrarë dhe 4 të plagosur