Lajme

“Kjo qeveri duhet të bie”, deputetja e LDK-së: Atë që e bëri Qeveria Kurti, e bëri vetëm Qeveria e Serbisë

08/31/2022 22:58
nga:G B

Deputetja e LDK-së, Valentina Bunjaku-Rexhepi, ka thënë se pagat e grevistëve nuk janë ndaluar asnjëherë, as në kohë okupimi, as pasluftës e nga asnjë qeveri, raporton Gazeta Blic.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se atë që e ka bërë Qeveria Kurti e ka bërë vetëm Qeveria e Serbisë, që ndaloi pagat e punëtorëve pas shpërbërjes së ish-Jugosllavisë.

Ajo ka thënë se kjo qeveri duhet të bie, derisa erdhi në pushtet me popullizëm e tani doli kundër popullit.

Deputetja i ka bërë thirrje mësimdhënësve, shërbyesve civilë, infermierëve, mjekëve që të bëhen bashkë dhe të protestojnë për sjelljen e Projektligjit për Pagat.

Postimi i saj i plotë:

As në kohë okupimi, as në kohë të përjashtimit nga çdo institucion, as në kohën e pasluftës kur kishte kaos, as në kohën e asnjë qeverie të pasluftës, nuk u ndalën pagat, për asnjë arsye, e lëre më pse punëtorët protestuan ose bënë grevë, për paga më të dinjitetshme në kohë të inflacionit të lartë.

Atë çka bëri Qeveria Kurti, e bëri vetëm Qeveria e Serbisë, që ndaloi pagat e punëtorëve pas shpërbërjes së ish-Jugosllavisë, në rast se nuk e pranonin shtetin e Serbisë! Njësoj sot, o e pranoni Qeverinë Kurti, o nuk merrni pagë! Nëse protestoni për rritje page, jo që nuk ka dialog social, por ka hakmarrje, ndëshkime! Kjo Qeveri duhet të bie. Erdhi në emër të popullit dhe kur mori pushtetin “krejt dhe drejt”, u bë kundër popullit! Erdhi me populizëm dhe doli kundër popullit! Mjerim.

E pabesueshme, e patolerueshme! Mësimdhënës, shërbyes civilë, infermierë, mjekë, bëhuni bashkë! Protestoni demokratikisht për sjelljen e Projektligjit për Pagat! Është e drejtë e juaja protesta! Është shkelje kushtetuese veprimi i Qeverisë Kurti!