Përdoruesja e TikTokut e njohur me nofkën “cramakeup”, vazhdimisht publikon transformime të pazakonta që i arrin përmes grimit.
Në profilin që e ndjekin mbi gjysmë milioni njerëz, përveç se lavdërohet me fotografitë – ajo tregon fuqinë e grimit që arrin ta transformoj plotësisht një person, transmeton Telegrafi.
Lexo Edhe:
Megjithatë këto ndryshime drastike nuk është se janë mirëpritur nga përdorues të shumtë, që po besojnë se ajo po ndërron linjat e fytyrës dhe se mezi po arrijnë ta njohin.
“Kjo duhet të jetë e kundërligjshme. E tmerrshme. Një person krejt tjetër. Është e tepërt”, janë disa prej komenteve.
Por kjo nuk e dekurajoi vajzën që të vazhdojë me publikimin e videove, që ka tërhequr vëmendjen e shumë vajzave të reja.