Showtime

Kjo nuk pritej! Angelina Jolie dhe The Weekend në lidhje dashurie

07/02/2021 14:50
nga:Genita C

Aktorja e famshme Angelina Jolie është kthyer në qendër të vëmendjes përsëri.

Jeta e saj private vazhdon të komentohet edhe më shumë, shkak kjo lidhjet e saj të dashurisë, shkruan GazetaBlic.

Së fundi, është duke qarkulluar në mediet e huaja se ajo dhe këngëtari, The Weekend, kanë filluar romancën e tyre.

Të gjitha këto aludime filluan në momentin kur dyshja u panë në krahët e njëri-tjetrit në një restorant italian në Santa Monica.

Edhe pse dyshja nuk kanë reaguar ende ndaj këtyre lajmeve, mjaftuan këto që tek fansat të konfirmohet romanca e tyre./GazetaBlic/