Showtime

“Kjo më shkriu zemrën”, Jennifer Lopez zbulon dhuratën e hershme të Shën Valentinit nga Ben Affleck

02/13/2022 17:33
nga:Donika Fetahu

Jennifer Lopez ka marrë dhuratën e Shën Valentinit më herët se data 14.

Aktorja e “Marry Me” zbuloi në një buletin të fundjavës se i dashuri i saj kishte krijuar një video muzikore të personalizuar për këngën e saj “On My Way” nga filmi i saj i ri “si një dhuratë e hershme e Ditës së Shën Valentinit” për të.

Në videon gati 4-minutëshe, u përfshin pamje të ndryshme të Affleck, 49, dhe Lopez, 52, nga marrëdhënia e tyre e parë midis 2002 dhe 2004 janë thurur në videoklipin origjinal të Lopez për “On My Way”, i cili u shfaq premierë në dhjetor.

“Duke e parë atë më bëri të mendoj për udhëtimin e dashurisë së vërtetë, kthesat e saj të papritura dhe se kur është e vërtetë, në fakt mund të zgjasë përgjithmonë, kjo ma shkriu seriozisht zemrën”, shpjegoi Lopez në buletinin e saj On The JLo.

Aktorja dhe këngëtarja u tha gjithashtu fansave se videoja është shumë e veçantë dhe personale dhe se ajo e ka ndarë vetëm me “rrethin e saj të afërt”.

Lopez dhe Affleck u fejuan në nëntor 2002 pak pasi filluan të takoheshin, por përfundimisht i dhanë fund lidhjes së tyre në janar 2004. Dyshja u rilidhën në pranverën e vitit 2021, shkruan People.