Lagjia “Lakrishte” në Prishtinë ka mbetur pa furnizim me ujë të pijshëm mëngjesin e së hënës.
Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar kjo ndërprerje është bërë si pasojë e një defekti në një gyp.
“KRU ‘Prishtina’ njofton se për shkak të një defekti të ndodhur në gypin me diametër fi 80 mm, sot në orët e hershme të mëngjesit në lagjen “Lakrishte” në Prishtinë, është detyruar të ndërpresë furnizimin me ujë të pijshëm për këtë lagje”, thuhet në njoftimin e KRU “Prishtina”.
Sipas njoftimit, furnizimi pritet të kthehet pas sanimit të defektit.
“Ekipet e mirëmbajtjes së rrjetit të ujit janë në vendin e ngjarjes. Faleminderit për mirëkuptim!”, thuhet më tej në njoftimin e ujësjellësit.


