Lajme

“Kjo kallxon shumë”, Krasniqi: 1 milion e 200 mijë njerëz nuk kanë dalë me votu

06/08/2026 08:43
nga:G B

Gazetari Vullnet Krasniqi ka deklaruar se rreth 1 milion e 200 mijë qytetarë nuk kanë marrë pjesë në votimet e zgjedhjeve parlamentare të mbajtura dje në Kosovë.

Në maratonën e Klan Kosovës, ai ka thënë se kjo shifër tregon nivelin e ulët të pjesëmarrjes në procesin zgjedhor.

“1 milion e 200 mijë njerëz nuk kanë dalë hiq me votu, dmth as nuk janë lodhë për 5 minuta me dal, e kjo kallxon shumë”, tha Krasniqi.