Sporti

Kjo ishte festa e madhe e lojtarëve të Gjilanit me tifozët “Skifterat” pas kualifikimit në finalen e Kupës së Kosovës në futboll

04/19/2023 17:43
nga:L J

Skuadra e Gjilanit ka siguruar finalen e madhe të Kupës së Kosovës në futboll, pasi ka mposhtur Llapin në dy gjysmëfinalet.

Fillimisht, Gjilani fitoi ndaj Llapit në “Zahir Pajaziti” me rezultatin 2-1, teksa sot e mposhti edhe në shtëpi me rezultatin 1-0, për t’u kualifikuar në finale, ku e pret Prishtina e Debatik Currit, shkruan GazetaBlic Sport.

Kjo arritje i gëzoi shumë edhe tifozët e Gjilanit, “Skifterat” të cilët mund ta shohin skuadrën e tyre duke fituar këtë trofe pas 23 vitesh.

Më poshtë keni pamjet e siguruara nga “GazetaBlic Sport” të festës mes lojtarëve dhe tifozëve të Gjilanit: