Lajme

“Kjo i bjen me na shit neve dush për gogla”- Përplasje mes Dukagjin Goranit e Sadri Ramabajës

10/19/2022 22:15
nga:Y I

Një debat mes analistëve për një marrëveshje të mundshme mes Kosovës dhe Serbisë pa njohje të ndërsjellët, por me hyrjen e Kosovës në BE e NATO është zhvilluar sonte.

Një debat ka ndodhur edhe mes profesorit Sadri Ramabaja dhe gazetarit Dukagjin Gorani.

Dukagjin Gorani vazhdimisht insistonte duke e pyetur se a do ta pranonte Qeveria një marrëveshje të tillë, ndërsa Ramabaja i thotë se edhe vetë ai do ta pranonte një marrëveshje që do ta mundësonte hyrjen e Kosovës në BE e NATO.

“Kjo i bjen me na shit neve dush për gogla”, i thotë Gorani.

Ndërsa, Ramabaja i thotë: “Le te hymë në në NATO e BE, ti fol sa dush”./T7/