Lajme

“Kjo Gjykatë është bërë për ta dënuar UÇK-në, të shpërbëhet”

05/18/2022 11:33
nga:N M

Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj ka reaguar pas vendimit të Speciales, ku janë dënuar Hysni Gucati e Nasim Haradinaj, raporton Gazeta Blic.

Ai ka thënë se Gjykata Speciale është bërë për të dënuar UÇK-në

Reagimi i plotë:

Aktgjykimi dënues ndaj udhëheqësve të OVL të UÇK-së, Hysni Gucatit e Nasim Haradinajt, nuk ka asnjë lidhje me drejtësinë as me të vërtetën. Asnjëra nga këto nuk mund të vijë nga Gjykata Speciale. Kjo Gjykatë është bërë për ta dënuar UÇK-në.
Nëse kjo Gjykatë është e Kosovës, atëherë ajo mundet dhe duhet të shpërbëhet nga institucionet e Kosovës. Nëse nuk është e mundur, duhet ta trajtojmë si invazion institucional.

Sami Lushtaku reagon pas dënimit të Gucatit dhe Haradinajt