Sporti

Kjo është vlera e skuadrës së Feyenoordit, kundërshtarit të radhës të Dritës

07/16/2021 08:22
nga:Mergim Rreci

Skuadra e Dritës ka kaluar tutje në UEFA Conference League.

Drita ka kaluar në fazën e dytë të UEFA Conference Leagu pas fitores ndaj Deçiqit me rezultatin e përgjithshëm 3-1, shkruan GazetaBlic Sport.

Tani, skuadra e Dritës do të luajë me super ekipin holandez, Feynoord.

Vlera momentale e skuadrës së Feyenoordit, kap shifrën marramendëse prej 105.93 milionë euro, sipas “Transfermarkt”

Ndërsa, futbollisti më i shtrenjtë i kësaj skuadre vlerësohet të jetë qendërmbrojtësi Marcos Senesi, i cili momentalisht kushton 19 milionë euro.

Feyenoord është skuadër me histori shumë të pasur, ku edhe ka fituar titullin në Eredivisie plot 15 herë, ndërsa Kupën 13 herë.

Kjo skuadër gjithashtu ka fituar tri tituj evropianë, 1969–70 Ligën e Kampionëve, 1973–74 dhe 2001–02 Kupën e Uefa-s.

/GazetaBlic Sport/