Showtime

Kjo është vlera e ‘çmendur’ e bakshishit më të madh të Medës

04/19/2021 10:44
nga:G C

Këngëtari i muzikës popullore, Meda, është një nga artistët më të dashur për gjithë publikun shqiptar.

Së fundi, në një intervistë për “Nin” ai ka folur për disa gjëra të cilat interesoheshin më së shumti fansat e tij, shkruan GazetaBlic.

Meda zbuloi vlerën më të madhe të bakshishit që ka marrë.

“Bakshishi më i madh që kemi marrë brenda një nate ka qenë në Australi, së bashku me muzikantët e mi kemi qenë për Pavarësi por nuk po e di vitin. 30 mijë dollar i kemi marrë, ndërsa këngëtar kam qenë vetëm unë. Është kujtim i paharrueshëm”, tha Meda./GazetaBlic/