Alvisa, një nga konkurrentet e “Për’puthen”, është duke u shantazhuar me video për të lënë emisionin dhe të ndërpresë në mes njohjen e me Bashkimin.
Alvisa pasditen e djeshme u shpreh e shqetësuar për videot dhe kërkoi që të lërë emisionin.
Mirëpo ajo çfarë nuk kuptojmë është se pse ky shantazh po e bën Alvisën që largohet, nëse nuk bëhet fjalë për video intime, kur njërën prej videove Alvisa e ka treguar vetë?!
Në studio u publikua video që vetë Alvisa i kishte dhënë produksionit, me të cilën pretendon se është shantazhuar.
Në video duket Alvisa dhe Bashkim, në cepin e një pallati duke biseduar.
Bashkimi sqaroi se takimi është kërkuar nga ai dhe ka ndodhur në momentin që ai ka ardhur nga Amerika.


