Lajme

Kjo është vetura me të cilën dy personat në kërkim dërguan në spital 20 vjeçaren e pajetë

08/22/2021 21:26
nga:Gazeta Blic

Një 20 vjeçare është sjell të dielën pa shenja jete në Qendrën Emergjente në Ferizaj nga dy persona që janë larguar nga vendi i ngjarjes.

Ndërkohë janë publikuar fotografitë e dy personave në kërkim nga Policia e Kosovës që u zhduken pasi lanë në Spitalin e Ferizajt një 20 vjeçare pa shenja jete.

Fotografitë e tyre janë nxjerrë dhe janë shpërndarë në të gjitha pikat kufitare dhe të gjitha drejtoritë e Policisë së Kosovës.

Po ashtu mësohet se vetura me të cilën u dërgua viktima në spital është “Audi A8” me ngjyrë të zezë dhe ka targa të Zvicrës, raporton insjaderi.

Ndryshe, një vajzë rreth moshës 20-vjeçare është dërguar pa shenja jete në Qendren Emergjente në Ferizaj.

Lajmin e ka konfirmuar, zëdhënës i policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli i cili tha se viktima është dërguar në spital nga disa persona të cilët pastaj janë larguar.

“Rreth orës 15:08 e kemi pranuar informatën se një vajzë rreth moshës 20 vjeçare është dërguar pa shenja jete në Qendren Emergjente. Vdekjen e viktimës e kanë konstatuar mjekët. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po i zhvillon hetimet”, tha Veseli.

 

Publikohen fotot e dy personave që e çuan vajzën e pajetë në spitalin e Ferizajt