Sporti

Kjo është skuadra e parë që i thotë JO Superligës Evropiane

04/19/2021 21:41
nga:Lorik J

Krijimi i Superligës Evropiane është padyshim tema e ditës së sotme.

Klubet që kanë themeluar këtë kompeticion janë: Liverpool, Manchester United, Arsenal, Chelsea, Tottenham, Manchester City, Real Madrid, Barcelona, Atletico Madrid, Inter, Milan dhe Juventus, shkruan GazetaBlic Sport.

UEFA dhe FIFA kanë dalur menjëherë kundër këtij kompeticioni, i cili nuk do të udhëhiqet nga ta, e që normalisht shkakton problem për futbollin evropian.

Por, para pak çastesh klubi i madh evropian, Sevilla ka njoftuar se ka refuzuar pjesëmarrjen në këtë kompeticion.

“Unë jam shumë krenar për klubin tonë, ne i themi jo Super League”, ka thënë drejtor i klubit, Monchi.

/GazetaBlic Sport