Kosova barazoi me Greqinë në stadiumin “Fadil Vokrri” me rezultatin 1:1.
Greqia ishte në avantazh deri në sekondat e fundit, megjithatë – Vedat Muriqi realizoi për të barazuar gjithçka në minutën e 92’të të ndeshjes, shkruan GazetaBlic Sport.
Në anën tjetër Spanja mposhti Gjeorgjinë me rezultat 4-0.
Pas këtyre ndeshjeve Spanja prinë tabelën e grupit B me 10 pikë e ndjekur nga Suedia me 9 pikë, kurse Kosova gjendet në vendin e 3’të me 4 pikë një pikë më shumë se Greqia e cila ndodhet në vendin e 4’të me 3 pikë. Krejt në pozitën e fundit është Gjeorgjia me 1 pikë të grumbulluar pas 5 ndeshjeve të zhvilluara.

/GazetaBlic Sport/


