Lajme

Kjo është situata aktuale me zjarret në Kosovë

08/12/2025 13:08
nga:N K

Sipas raportit të fundit nga Agjencia e Menaxhimit Emergjent janë regjisturar gjithsej 51 vatra zjarri në vend, raporton GazetaBlic.

Prej tyre, 19 janë aktive, ndërsa 32 janë lokalizuar falë intervenimit të Njësive të Zjarrëfikësve.

Situata më e rënduar është në komunat Kamenicë, Mitrovicë, dhe Podujevë. Në fshatin Meshinë të Kamenicës për shkak të përhapjes së shpejtë të flakëve  përveç njësive të zjarrëfikësve është angazhuar edhe KFOR-i, i cili ka ndërhyrë nga ajri për shuarjen e zjarrit.

Përballja me terren të vështirë, pjesë malore e bën ndërhyrjen e zjarrëfikësve edhe më të rrezikshme.

AME/MPB, shpreh mirënjohje për përkushtimin e zjarrëfikësve, Policisë së Kosovës, Forcës së Sugurisë së Kosovës, KFOR-it, komunave dhe të gjithë qytetarëve që kanë dhënë ndihmën e tyre në përballjen e kësaj situate.

Kujtojmë se Agjencia ka apeluar për kujdes të shtuar nga qytetarët, duke i ftuar ata të shmangin cdo veprim që mund të shkaktojë zjarre dhe të raportojë menjëherë cdo vatër të dyshuar në numrat emergjentë 112, 193, 192.