Bad News Eagles kishin një performancë të jashtëzakonshme në “IEM RIO MAJOR”.
Gamerat shqiptarë përpos kualifikimit në garën më të fortë në botë për CSGO, arritën që në fazën e parë “Challenger Stage” të fitojnë 3 ndeshje pa asnjë humbje duke u kualifikuar kështu në fazën e dytë, shkruan GazetaBlic Sport.
Pas dy humbjeve rradhazi, “BNE” u përballën me ekipin më të mirë në botë. Të gjithë i cilësuan si jashtë gare djemtë shqiptarë, por “Bad News Eagles” bëri befasi duke mposhtur “FaZe” me rezultat 2:1.
Megjithatë rrugëtimi i tyre mori fund sot, pasi skuadra tjetër “NAVI” që është një nga ekipet më të mira në botë ndali rrugëtimin e tyre duke i mposhtur me rezultat 2:0.
Me arritjen në fazën Legendes, BNE-ja ka fituar 20 mijë dollarë.
/GazetaBlic Sport/


