Ballkani ka shkruar sot historinë në futbollin kosovar.
Kampioni në fuqi i Kosovës, ka arritur të kualifikohet në fazën e grupeve të garës më të re evropiane, “Europa Conference League”, shkruan GazetaBlic Sport.
Skuadra e drejtuar nga Daja arriti të kalojë tutje duke mposhtur Shkupin në shtëpi me rezultat 1-0, kurse rezultati i përgjithshëm ishte 3-1.
Ky rrugëtim i suksesshëm i Ballkanit do i sjellë të ardhura të mëdha klubit nga Suhareka.
Ballkani gjatë kësaj kampanje do arkëtojë plotë 3 milionë e 720 mijë euro.
/GazetaBlic Sport/


