Pas 16 vitesh si Kancelare e vendit më të fuqishëm evropian, Angela Merkel do të japë dorëheqjen brenda pak javësh.
Pas largimit nga detyra, kancelarja gjermane do të marrë përfitime mujore në formë pensioni prej rreth 15,000 eurosh (përafërsisht 16,000 franga) sipas një llogaritjeje nga Federata Gjermane e Tatimpaguesve, shkruan tages anzeiger.
Pas gati 16 vitesh në krye të qeverisë, 67-vjeçarja ka vendosur të mos të kandidojë më në zgjedhjet parlamentare që mbahen në shtator.
Shuma e përmendur e pensionit të saj rezulton nga përfaqësimi i saj i gjatë në Bundestag dhe nga koha e saj si Ministre Federale dhe Kancelare, njofton organizata në fjalë, transmeton albinfo.ch.