Lajme

Kjo është shtëpia e Dibran Hoxhajt që u bastis nga Policia

01/03/2023 14:42
nga:Y I

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur një natë më parë në Prizren, ku pas një konflikti në një lokal mbeti i vdekur një 31-vjeçar nga Kukësi.

I dyshuar për vrasje është Dibran Hoxhaj.

Deri tek vrasje dyshohet se erdhi si pasojë e një fature prej 400 eurosh.

Prokurorja e Prokurorisë Themelore të Prizrenit, Nazan Shero tha se shuma prej 400 eurosh është përmendur edhe nga dëshmitarët si një motiv i mundshëm për vrasjen.

Tashmë policia ka bastisur shtëpinë e Dibran Hoxhajt, pasi dyshohet për vrasjen e 31 vjeçarit nga Kukësi.

Në vendngjarje janë gjetur të paktën tri gëzhoja plumbash si dhe është hasur lokali i demoluar.

Prokurorja e rastit jep detajet e fundit për vrasjen në “Kobra City”