Sporti

Kjo është rezidenca luksoze në të cilën do jetojë Ronaldo në Manchester

09/06/2021 15:26
nga:E K

Cristiano Ronaldo kompletoi para pak ditësh rikthimin e bujshëm te Manchester United.

Sulmuesi portugez pritet të debutojë me United në ndeshjen ndaj Newcastle në Old Trafford me 11 shtator, shkruan GazetaBlic Sport.

Portugezi tashmë ka arritur në Manchester, kurse mediat kanë zbuluar pamjet e shtëpisë që United ka marrë me qera për Ronaldon.

Rezidenca në të cilën do vendoset Ronaldo ka pishinë, dhomë kinemaje, palestër si dhe sigurim prej gjashtë personave që do kujdesen për sigurinë e portugezit dhe familjes së tij.

/GazetaBlic Sport/