Sporti

Kjo është renditja tabelare pas ndeshjeve të ditës së sotme në Superligë

11/20/2021 15:02
nga:Mergim Rreci

Kanë përfunduar tri ndeshjet e ditës së sotme në Superligën e Kosovës.

Dy skuadrat nga Anamorava, Drita dhe Gjilani kanë arritur fitoren e radhës, shkruan GazetaBlic Sport.

Gjilani triumfoi ndaj Ulpianës me rezultat 1 me 2. Vendasit e Ulpianës ishin në avantazh me golin e shënuar nga Qerimi, por me golat e Dabiqajt dhe Prognit, Gjilani mori fitoren e madhe.

Drita e mposhti Drenicën në fund të ndeshjes, me Simonovskin që shënoi golin e fitores për “Intelektualët”. Rezultati përfundimtar ishte 1 me 0.

Malisheva e mposhti Feronikelin poashtu me një gol në kohën shtesë. Edhe atje ndeshja përfundoi me rezultat minimal, 0 me 1.

Kjo është renditja momentale në Superligë.

/GazetaBlic Sport/