Sporti

Kjo është renditja tabelare në Superligën e Kosovës

09/15/2022 17:18
nga:Mergim Rreci

Kanë përfunduar dy ndeshjet e ditës në Superligën e Kosovës në futboll.

Drenica ka arritur një fitore të madhe ndaj rivalit direkt, Dukagjinit, shkruan GazetaBlic Sport.

Skuadra nga Skenderaj ka triumfuar me rezultat 1 me 2. Bintosuka dhe Vojvoda shënuan për mysafirët, kurse Otto John shënoi për Dukagjinin, që tashmë është në krizë edhe më të madhe.

Në anën tjetër, Ferizaj dhe Trepça ’89 kanë barazuar 1 me 1. Skuadra e Morinës kaloi në avantazh me rezultat 0 me 1.

Drilon Sadiku e shënoi golin në minutën e 81-të. Megjithatë, mitrovicasit nuk u dorëzuan dhe e barazuan rezultatin në fund të ndeshjes.

/GazetaBlic Sport/