Sporti

Kjo është renditja në grupin e Shqipërisë

06/18/2023 09:22
nga:Lorik J

Kombëtarja e Shqipërisë ka fituar dje ndaj Moldavisë me rezultatin 2-0.

Jasir Asani dhe Nedim Bajrami shënuan golat për kombëtaren kuqezi në stadiumin e stërmbushur Air Albania, shkruan GazetaBlic Sport.

Shqipëria tani në dy ndeshje ka tre pikë, pasi ka marrë një fitore ndaj Moldavisë dhe një humbje nga Polonia.

Republika e Çekisë ndodhet në vendin e parë me 7 pikë, teksa Polonia e Shqipëria ndajnë vendin e dytë me 3 pikë.

Moldavia ka 2 pikë, teksa Ishujt Faroe vetëm një në vendin e fundit.

/GazetaBlic Sport