Lajme

“Kjo është platforma politike e LDK-së në lidhje me dialogun”

10/22/2022 21:23
nga:Y I

Shefi i Grupit Parlamentar, Arben Gashi, i ftuar në Blic Interview me Astri Gashin tregoi platformën politike të LDK-së në lidhje me dialogun.

“Nuk ka presion mbi opozitën, ka qenë dhe është konstruktive në raportet e Kosovës me bashkësinë ndërkombëtare dhe po ashtu opozita është që të mbrohet interesi i Kosovës. Ne si LDK kemi platformën tone politike në lidhje me dialogun me të cilën qëndrojmë fuqishëm dhe është pak a shumë edhe platforma të cilën e shpalosi edhe Escobar në intervistën që dha së fundmi. “Të ruhet karakteri unitar i shtetit të Kosovës, ruhet kushtetueshmëria e institucioneve të Kosovës, marrëveshja të jetë finale e gjithpërfshirëse dhe marrëveshja të jetë me njohje reciproke”. Këto janë principet bazë që ne i kemi vendos para katër vitesh si LDK dhe të cilave ne ju qëndrojmë”

I pyetur në lidhje me draftet që janë propozuar se a janë brenda parimeve që ai flet, Gashi u përgjigj kështu.

“Mund të jemi në margjinat e kufirit ku mund të kapërcehet lehtë. Ka të bëjë shumë me ndërtimin e fjalive, paragrafet si ndërtohen, renditja e paragrafeve lidhja e tyre me nenet që japin pastaj konkluzionin final dhe për kete duhet shumë profesionalizëm” tha Gashi raporton Gazeta Blic.

Intervistën e plotë mund ta ndiqni LIVE në “Gazeta Blic”