Sporti

Kjo është pengesa kryesore që po bllokon nënshkrimin e kontratës së re mes Milanit dhe Leao

09/21/2022 09:42
nga:Mergim Rreci

Procesi i rinovimit të kontratës së Rafael Leao me Milanin është zvarritur gjatë muajve të fundit dhe La Gazzetta Dello Sport raporton se një nga pengesat kryesore që bllokon nënshkrimin e kontratës së re lidhet me pagesën e borxhit të portugezit ndaj Sportingut. 

Ideja e parë do të ishte ndarja e pagesës mes lojtarit, Milan dhe Lille, ish-klubi i sulmuesit, por Rafael Leao ka ndryshuar mendje dhe dëshiron që skuadra italiane të marrë përsipër pjesën më të madhe të këtij borxhi, me francezët që të ndajnë me një pjesë më të vogël, përcjell GazetaBlic Sport.

Sa i përket pagës, Rafael Leao kërkon një kontratë me shtatë milionë euro të pastër dhe, deri më tani, milanezët nuk i kanë kaluar gjashtë milionët në vit.