Lumbardh Dellova me shumë gjasë nuk do të jetë lojtar i Ballkanit në pjesën e mbetur të sezonit, pasi Ballkani ka pranuar disa oferta për qendër mbrojtësin më të mirë kosovar.
Dellova ka shkëlqyer në këtë sezon si në Superligë, ashtu edhe në Superligën e Kosovës, andaj tri skuadra janë shumë të interesuara për shërbimet e tij. Viktoria Plzen, Ludogorets dhe ekipi amerikan, New York City kanë shprehur interesim për yllin kosovar.
Burime të ‘GazetaBlic Sport’ mësojnë se klubi i New York City ka pëlqim të madh për lojtarin. Ata poashtu i kanë bërë gati një super pagë futbollistit Lumbardh Dellova. New York City i ka ofruar 35 mijë dollarë në muaj futbollistit kosovar, megjithatë lojtari preferon më shumë një qëndrim në Europë.
Mbetet të shihet se cila do jetë e ardhmja e lojtarit kosovar pas janarit…
/GazetaBlic Sport