Futbollisti kroat, Marcelo Brozovic ka rinovuar kontratën me Interin.
Lajmin e ka postuar klubi në rrjetet e tij sociale, duke theksuar se mesfushori 29-vjeçar ka vazhduar kontratën deri në vitin 2026, përcjell GazetaBlic Sport.
Fabrizio Romano sjell edhe detajet e kontratës. Brozovic do të fitojë gjashtë milionë euro në sezon.
Kjo është një nga pagat më të larta në histori për një lojtar kroat. Sipas të dhënave të Capology, kjo është afërsisht e njëjta shumë me atë që ai ka fituar deri më tani.
/GazetaBlic Sport


