Lajme

“Kjo është opozita e vërtetë”, Zogaj për protestën e sotme: LDK dhe PDK është shumica rezervë e qeverisë Kurti

01/29/2022 19:27
nga:Genita C

Njohësi i çështjeve politike, Petrit Zogaj ka reaguar ndaj protestës së sotme të organizuar nga PSD-ja.

Zogaj në një status në Facebook tha se LDK dhe PDK është shumica rezervë e qeverisë Kurti, shkruan GazetaBlic.

“Kjo eshte opozita e vertete ne Kosove. Ndersa, LDK dhe PDK eshte shumica rezerve e qeverise Kurti, dmth paterica te tij”, shkroi Zogaj.

Kujtojmë se, në këtë protestë kishte një numër relativisht të madh të qytetarëve të cilët kërkuan që të mos ketë shtrenjtim të energjisë elektrike./GazetaBlic/