Sporti

Kjo është nota e Valon Berishës në ndeshjen ndaj PSG

08/29/2021 23:02
nga:E K

PSG ka fituar ndeshjen e xhiros së katërt ndaj Reims.

Skuadra e Pochettinos triumfoi me rezultat 2-0, shkruan GazetaBlic Sport.

Kylian Mbappe realizoi të dy golat për skuadrën e tij për t’ia siguruar fitoren parisienëve.

Në këtë ndeshje debutoi edhe gjashtë herë fituesi i “Topit të Artë”, Lionel Messi.

Valon Berisha u përballë me lojtarin më të mirë në botë për disa minuta.

Kosovari u vlerësua me notën 6.6 nga faqja që vlerëson lojtarët “WhoScored”.