Komisioni Qendror i Zgjedhjeve sot ka bërë të ditur se ka filluar votimi për mes postës për diasporën kosovare.
Në një njoftim të lëshuar thuhet se të gjithë votuesit duhet të ndjekin udhëzimet e KQZ-së për të votuar me postë.
Si duhet të votoni?
Hapi 1: Plotësoni fletëvotimin
- Shkarkoni dhe printoni fletëvotimin.
- Në anën e majtë të fletëvotimit janë të renditura subjektet politike. Zgjidhni vetëm një subjekt politik.
- Në anën e djathtë, mund të votoni deri në dhjetë kandidatë.
- Pasi të plotësoni fletëvotimin:
-Paloseni fletëvotimin, vendoseni brenda zarfit dhe mbylleni zarfin.
– Mos shkruani asgjë mbi zarf!
Hapi 2: Dërgoni fletëvotimin
- Printoni dëftesën e regjistrimit që e keni pranuar përmes email-it gjatë periudhës së regjistrimit.
- Brenda zarfit të dytë, vendosni:
– Zarfin e mbyllur me fletëvotimin e plotësuar.
– Dëftesën e regjistrimit.
- Mbi zarfin e dytë:
– Shënoni adresën e kutisë postare të KQZ-së (bashkangjitur në këtë email gjeni adresat e kutive postare të KQZ-së).
-Vendosni një pullë postare.
- Dërgojeni zarfin në postën më të afërt të shtetit ku jetoni.
Kujdes! Që fletëvotimi juaj të jetë i vlefshëm:
Dërgesa duhet të jetë individuale (nuk mund të përfshini fletëvotime për anëtarët e familjes apo persona të tjerë).
Zarfi duhet të ketë pullën postare dhe të dërgohet nga shteti ku jeni regjistruar.