Sot pothuajse të gjithë prodhuesit po punojnë me shpejtësi për të elektrizuar gamën e prodhimit, por disa kanë zgjedhur të qëndrojnë besnikë ndaj lëndëve djegëse fosile.
Alpina, akorduesi i famshëm i markës bavareze, nuk ofron ndonjë model të elektrizuar, qoftë nëse flasim për hibride apo modele elektrike. Dhe duke gjykuar nga lajmet e fundit, ai do të qëndrojë i tillë për të paktën disa kohë.
Alpina aktualisht është duke përgatitur versionin e saj të BMW 4 Seria Gran Coupe, të cilën planifikon ta lansojë në fillim të vitit të ardhshëm. Nëse po mendoni pse as ky model nuk do të elektrizohet, përgjigjja është e qartë – sepse nuk ka interes.
Kështu të paktën pretendon njeriu i parë i kompanisë, Andreas Bovensiepen, i cili i tha BimmerPost se ata kryen një sondazh midis klientëve të tyre dhe zbuluan se ishin plotësisht të painteresuar për të blerë një Alpine të elektrizuar. Ata janë të interesuar vetëm për ngasjen klasike me një motor me djegie të brendshme, dhe arsyeja kryesore është se disa klientë përshkojnë deri në 50,000 km në vit në ‘Autobahn’ në Gjermani. Bovensiepen shpjegon: “Klientët tanë nuk kanë nevojë për automjete me bateri”.
Duke vepruar kështu, Bovensiepen pranon që burimet e tyre janë të kufizuara dhe ata nuk synojnë të kënaqen me diçka që nuk kërkohet aktualisht. “Ne po shohim tregun dhe po trajtojmë teknologjitë e reja, por mos prisni që Alpina të ketë një veturë elektrike në të ardhmen e afërt”, thotë njeriu i parë i kompanisë.