Sporti

“Kjo është magji e pastër” – Luka Modric shfaqi klasin e tij me Elchen

10/20/2022 09:10
nga:E K

Real Madrid fitoi 3:0 ndaj Elches dhe kështu kampioni aktual në xhiron e dhjetë u konsolidua në krye të La Ligës.

Luka Modric luajti më shumë se një orë, por kjo i mjaftoi atij për të bërë një lëvizje që i kënaqi tifozët e futbollit dhe u bë virale, përcjell GazetaBlic Sport.

Ai e priti topin në gjysmën e kundërshtarit i rrethuar nga dy rivalë. Të parin e hoqi duke iu rrotulluar me topin dhe kur i dyti tentoi t’ia merrte, e shpëtoi duke ia shtyrë topin mes këmbëve. “Kjo është magji e pastër”, është statusi krahas videos, e cila është hit në rrjetet sociale.

/GazetaBlic Sport/