Këshilli Qendror Zgjedhor i Odës së Mjekëve të Kosovës ka certifikuar listën përfundimtare të kandidatëve për anëtarë të Kuvendit të ri.
Nga 164 sa ishin në listën e parë, tanimë janë shtuar edhe dy kandidatë të tjerë pas ankesave nga kandidatët, shkruan Gazeta Shneta.
“Pas skadimit të afatit për parashtrimin e mjeteve juridike (ankesave) nga aplikuesit për kandidim në zgjedhjet për legjislaturën e III-të të Kuvendit të Odës, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Odës së Mjekëve, përmes Panelit për Ankesa ka shqyrtuar gjithsej 15 ankesa dhe nga to ka aprovuar 2 (dy) dhe ka refuzuar 13 ankesa”, thuhet në njoftimin e KQZ-OMK-së.
Listën e plotë e gjeni në vegzën në vazhdim: Lista-me-Kandidaturat-e-Çertifikuara-nga-Komisioni-Qendror-i-Zgjedhjeve-i-OMK-26-nëntor-2021
Zgjedhjet për Kuvendin e ri të OMK-së do të mbahen nesër më 1 dhjetor në të gjitha institucionet shëndetësore në Kosovë. Pas formimit të kuvendit të ri, do të zgjedhën edhe organet tjera duke përfshirë edhe kryetarin.